Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se çështja e të pagjeturve do të jetë thelbësore në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ketë deklaratë Hoti e ka bërë në seancën e Kuvendit ku deputet po diskutojnë sot.
“Çështjet e personave të pagjetur me të drejtë na shqetëson të gjithëve. Po bëjmë përpjekje maksimale që të bëjmë progres… Dialogu me palën serbe i ndërmjetësuar nga BE jo rastësisht ka filluar me temën e të pagjeturve…. Synimi ynë themelor është gjetja dhe riatdhesimi i trupave të pagjeturve.. Do të jetë çështja kryesore pa të cilën nuk mund të ecet përpara”, tha Hoti.
Deklarata e Hotit ishte përgjigje për pyetjen e deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli e cila pyeti nëse Qeveria do ta kushtëzojë vazhdimin e dialogut me hapjen e hetimeve nga ana e Serbisë për të pagjeturit.
“Mendoj që përgjigjet po i japim të qarta me veprimet që po i bëjmë. Në marrëveshjen e Washingtonit është përfshi edhe çështja e të pagjeturve. Në Bruksel çështja kryesore që është diskutuar janë të pagjeturit”, tha Hoti./arbresh.info/
Rriten çmimet e biletave në pothuajse të gjitha linjat ndëru...
Tifozët shqiptarë që u arrestuan në Serbi dalin nesër para g...
Zbulohet një rast i kontrabandës së mallrave, sekuestrohen m...
Abdixhiku: E respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nu...
Policia me aksion kundër motoçikletave në Gjilan
SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena...