Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që të hënën në Kuvend të votohen ndryshimet ligjore në Ligjin për Automjete, për të mundësuar heqjen e homologimit për veturat që vijnë nga Bashkimi Evropian, Zvicra dhe Norvegjia. Megjithatë, kërkesa që ka marrë propozimin nga komisioni parlamentar, nuk po përkrahet nga Qeveria.
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka kërkuar që të pritet propozimi i Qeverisë për ndryshimet në këtë ligj.
Inicuesi i këtij ndryshimi ligjor, Hekuran Murati, nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se qëllimi është të ndryshohet një nen në mënyrë që të hiqet homologimi për mjetet rrugore të reja që kanë certifikatë konformiteti dhe për mjetet rrugore të përdorura që importohen nga vendet që kanë standarde të ngjashme me republikën e Kosovës, siç janë vendet e BE-së, Zvicra dhe Norvegjia.
“Detyrimi për t’i homologuar mjetet nga vendet që kanë standarde të ngjashme me Kosovën nuk paraqet ndonjë vlerë të shtuar për qytetarët por vetëm zhvatje. Në anën tjetër kjo përbën barrë të panevojshme financiare për qytetarët. Për më tepër heqja e këtij detyrimi është poashtu në linje me BE-në saktësisht me eliminimin e barrierave tregtare”, ka thënë Murati.
Por ky ligj nuk po mbështet nga LDK-ja. Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha se projektligji është shumë i thjeshtë, por shumë keq i arsyetuar. Sipas tij, projektligji nuk zgjidh asgjë dhe lë hapësirë për interpretime të ndryshme.
“Ligji duhet të shikohet në tërësi. Unë dhe grupi i LDK-së kemi një problem tjetër me këtë ligj sepse nuk ka mendim nga Qeveria. Ne përmbahemi nga votimi derisa Qeveria të vij me propozim konkret se kur e bie në Kuvend Projektligjin për automjete. Paraprakisht kërkojmë mendim të Qeverisë”, ka thënë Gashi.
Edhe PDK-ja ka vlerësuar se projektligji është i mangët. Deputeti Bajrush Xhemaili, tha se draftligji është i varfër dhe si i tillë nuk ua merr as homologimin atyre që e kanë por as monopolin.
Edhe AAK-ja ka thënë se projektligji nuk është i trajtuar në detaje prandaj i kanë propozuar Qeverisë që ta ofrojë në Parlament një projektligj konkret dhe të realizuar./arbresh.info/
Moti sot në Shqipëri, ulje temperaturash dhe reshje bore në ...
Izraeli do të ndalojë hyrjen e 37 grupeve humanitare në Gaza
Afër 69 % e kutive të votimit të numëruara – Këto janë rezul...
Kurti e Rizvanolli vizitojnë sot Postën, Telekomin dhe KEK-u...
Mot me borë në ditën e fundit të vitit 2025
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania