Në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës po mbahen homazhe për nder të ish-kryeministrit në ekzil, Bujar Bukoshi, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë.
Homazhet po zhvillohen nga ora 10:00 deri në 13:00.
Në mesin e shumë qytetarëve dhe përfaqësuesve institucionalë që kanë bërë homazhe, ishte edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i shoqëruar nga drejtorët e Komunës së Prishtinës. Kryetari Rama nderoi figurën e Bukoshit duke vendosur lule dhe u shënua në librin e zisë, në shenjë respekti për kontributin e tij.
Bujar Bukoshi ishte një nga figurat qendrore të rezistencës paqësore të Kosovës gjatë viteve ’90. Ai shërbeu si kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil nga viti 1991 deri më 2000, duke luajtur një rol kyç në përfaqësimin e aspiratave të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi./Arbresh.info






EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...
Sulmi me armë në shkollën kanadeze/ Begaj: Dënojmë aktet e d...
Lirohet nga arresti mësimdhënësi që ushtroi dhunë ndaj nxënë...
Zyrtare/ Valon Berisha transferohet tek Zurich