Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur sot në takim ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, me të cilën ka diskutuar për thellimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve, me theks të veçantë, përkrahjen e procesit integrues të Kosovës.
Hoxha tha se Kosova ka prioritet të parë procesin integrues, andaj përkrahja që vjen nga Holanda është e mirëseardhur.
“Ne kemi nevojë për përkrahjen e sinqertë sikur që deri më tani ka bërë Mbretëria e Holandës, për procesin integrues euro-atlantik, me ekspertë dhe përvoja të cilat lehtësojnë këtë proces, duke siguruar zbatimin e MSA-së. Kapitujt e agjendës evropiane përfshijnë fuqizimin e sundimit të ligjit, qeverisjen, demokratizimin, zhvillimin ekonomik, fusha që vendi mik Holanda ka përvoja të jashtëzakonshme” ka theksuar ministrja Hoxha.
Ndërsa ambasadorja Willems theksoi se zbatimi i reformave të përcaktuara në MSA dhe ERA, do të kontribuojnë në zhvillimin e Kosovës dhe në ecjen përpara të Kosovës në agjendën evropiane, duke qenë instrumente kryesore dhe udhërrëfyese thelbësore për zhvillimin e Kosovës dhe për progresin e saj në rrugëtimin drejt Evropës.
Ambasadorja Willems ritheksoi se ofron mbështetje të plotë të vendit të saj, në këtë proces integrues, duke theksuar se Holanda mbetet përkrahëse e fuqishme e progresit në procesin integrues të Kosovës.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...