Drejtori për Siguri dhe Emergjenca ne Komunën e Prizrenit, Faruk Dakaj, ka njoftuar se fshati Korishë është liruar nga karantina.
Përmes një postimi në Facebook, Dakaj ka thënë se pasi që nuk kishte asnjë rast tjetër pozitiv në fshat me Covid -19, Ministria e Shëndetësisë mori vendim që kjo masë të hiqet sot
“Pas 14 ditësh në karantinë dhe pasi që nuk kishte asnjë rast tjetër pozitiv në fshat me Covid -19, Ministria e Shëndetësisë mori vendim që kjo masë të hiqet sot”, ka shkruar ai.
“Disiplina e treguar nga banorët e fshatit bëri që virusi Covid -19 të mos mundet t’i ngulë rrënjët dhe të përhapet më tej. Bashkëfshatarëve të mi u shprehi respekt për bashkëpunim, mirëkuptim dhe koordinim të plotë me institucionet komunale dhe Policinë e Kosovës në zbatimin e kësaj mase ndryshe nga të zakonshmet. Tanimë jemi një hap para në parandalimin e shpërndarjes së virusit, por duhet kujdes, shumë KUJDES!”, ka shkruar ai në Facebook.
Haxhiu bëri homazhe në memorialin e martirëve në fshatin Tër...
KEDS reagon pas akuzave se njëhsorët e rrymës bëjnë matje të...
Zhbllokohet për kamionë rruga Pejë–Rozhajë
Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit, nisen drejt Bratislavë...
“Pas Gjestit edhe Gimbo nën arrest?”, Selin nuk ...
Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për ba...