Prokuroria në Beograd ka hedhur poshtë padinë e politikanes serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq që e kishte bërë ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe drejtorit të të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuirq.
Kjo informatë u konfirmua për gazetën serbe “Danas” nga Trajkoviq e cila tha se Vuçiqi me publikimin e informacionevë në lidhje me hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviq, rrezikoi sigurinë e saj.
Prokuroria hodhi poshtë padinë duke pretenduar se ata nuk rrezikuan sigurinë e Rade Trajkoviq me deklaratat e tyre, transmeton Klan Kosova.
Ajo paraqiti padinë për deklaratat e bëra nga zyrtarët më të lartë shtetërorë pasi tabloidët njoftuan se ajo po bashkëpunonte me autoritetet hetuese të Kosovës në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Kreu i shtetit serb ndër të tjera, kishte thënë se Trajkoviq, me dëshminë për vrasjen e Ivanoviqit, i ndihmoi shqiptarët të hyjnë në veri të Kosovës.
Nga ana tjetër, Gjuriq kishte thënë se “Rada Trajkoviq është vetëm një nga pjesëmarrësit në fushatën e organizuar të prishjes së reputacionit të shtetit dhe institucioneve të saj”.
Prokuroria e Kosovës konfirmoi se Trajkoviq ishte marrë në pyetje dhe pas deklaratave të zyrtarëve shtetërorë ajo mori mbrojtjen e policisë, transmeton Klan Kosova.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...