Policia e Kosovës ka iniciuar rast për degradim dhe shkatërrim të ambientit ndaj një gurëthyesi në fshatin Samadrexhë të Suharekës.
Sipas njoftimit, policia në gurëthyes dy detonatorë elektrikë që dyshohet se u përdorën për minime të kundërligjshme, shkruan Arbresh.info.
Rasti është nën hetim.
“Komisioni për Siguri Publike dhe Komisioni për Miniera dhe Minerale së bashku me njësitë relevante policore kanë bërë kontrollimin e një gurëthyesi pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit në gurthyes janë gjetur dy detonatorë elektrikë që dyshohet se janë përdorur për minime të kundërligjshme. Në konsultim me prokurorin detonatorët janë sekuestruar është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...