Problemet e vazhdueshme teknike në Pallatin që gjendet në lagjen Hajvalia në Prishtinë, që janë raportuar edhe në medie, siç kanë qenë prishja e liftit, mungesa e ajrosjes e së fundmi edhe vërshimi nga uji i disa zyrave të këtij objekti, ka shtyrë Prokurorinë që të nisë të hetojë zyrtarët që kanë qenë pjesë e Komisionit për pranimin teknik të objektit.
Komisioni në fjalë ka qenë i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Administratës Publike dhe Komunës së Prishtinës.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ymer Beka. “Ne jemi në proces të hetimeve, e kemi një rast të hapur, jemi duke hetuar ata që kanë bërë pranimin e objektit, pa i plotësuar kushtet pa e testuar hiç, janë aty të përfshirë Ministria e Administratës Publike dhe Komuna e Prishtinës”, ka theksuar Beka.
Sipas tij pjesëtarët e Komisionit “i kanë mbyllur sytë”, gjatë pranimit të objektit, prandaj ka thënë se ndodhin defekte të tilla. “Për momentin jemi duke marrë deklarata prej personave përgjegjës, në Ministri dhe në Komunë”, ka thënë Beka.
Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër