Heshtja zgjedhore nuk duhet të hiqet dhe kjo është një praktikë që ndiqet në shumë shtete të Evropës.
Kështu ka deklaruar shefi i Misionit të Vëzhguesve të BE-së, Alojz Peterle në një intervistë ekskluzive për arbresh.info.
Ai ka thënë se dita e heshtjes zgjedhor nuk nënkupton të mos flitet fare por vetëm të mos bëhet fushatë dhe të mos kërkohet vota.
“Si një votues apo politikan nga Sllovenia unë do të thoja që edhe ne kemi këtë Ditë të Heshtjes dhe shumë vende kanë Ditën e Heshtjes, dhe njerëzit nganjëherë nuk e kuptojnë se çfarë nënkupton kjo. Natyrisht, kur jeni të heshtur, nuk do të thotë se nuk do të flisni atë ditë, është e rëndësishme që ju të mos bëni fushatë, mos u kërkoni njerëzve të votojnë për këtë apo atë. Ju mund të diskutoni shumë gjëra, por nuk ju lejohet të bëni fushatë për kandidatin. Pra, sipas mendimit tim kjo ditë është mjaft e mirë”, ka thënë Peterle.
Kërkesa për heqjen e heshtjes zgjedhore ka ardhur nga ekspertë të zgjedhjeve të cilët kanë thënë se kjo ditë nuk po respektohet në asnjë palë zgjedhje dhe si e tillë është më mirë të largohet tërësisht./arbresh.info/
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin
Kroos: Futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur është C...
Eric Garcia “xhokeri” i Hansi Flickut
Vjosa Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente