Ka marrë sot detyrën e Avokatit të Përgjithshëm të Avokaturës Shtetërore, Heset Mazrekaj, me çka nis funksionimi i Avokaturës Shtetërore si mekanizëm i pavarur dhe i qëndrueshëm i përfaqësimit të pavarur ligjor të autoriteteve publike të Republikës së Kosovës në procedurat gjyqësore, të arbitrazhit dhe administrative.
Sipas komunikatës së Ministrisë së Drejtësisë, kjo ka ndodhur “në praninë e ministrit të Drejtësisë Hajredin Kuçi”, i cili “i uroi mirëseardhje, z. Mazrekaj, dhe njëherit i ofroi mbështetje të plotë në fuqizimin dhe funksionalizimin te këtij mekanizmi, i cili ka rendësi të madhe për mbrojtjen e interesave shtetërore dhe ngritjen e imazhit të institucioneve”.
Ministri Kuçi ka falënderuar edhe ish-udhëheqësin e Divizionit për Përfaqësim pranë Ministrisë së Drejtësisë, Fekë Sadikaj për punën e bërë deri më tani.
Me funksionalizimin e Avokaturës Shtetëror, Divizioni për Përfaqësim pranë Ministrisë së Drejtësisë, do të pushojë t’i kryej detyrat e përfaqësimit të autoriteteve publike, ndërsa të punësuarit në Divizionin për Përfaqësim në Ministrinë e Drejtësisë, vazhdojnë të punojnë në Avokaturën Shtetërore në pajtim me dispozitat e ligjit, njofton MD.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...