Në Gjykatën e Apelit, të enjten është mbajtur seanca e kolegjit e në të cilën ka munguar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i cili akuzohej për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend. Në këtë seancë Prokuroria kërkoi nga Apeli që ky rast të kthehet në rigjykim, ndërkaq mbrojtësja e të akuzuarit Konjufca, avokatja Arbnora Zeqiri ka kërkuar që vendimi i Themelores të vërtetohet.
Fillimisht, kryetari i kolegjit të gjyqtarëve, Skender Çoçaj i cili hapi seancën e kolegjit konstatoi se mungon i akuzuari Konjufca si dhe përfaqësuesit nga Prokuroria e Apelit, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Për mungesën e Konjufcës, avokatja Zeqiri tha se është i njoftuar për seancë mirëpo se i njëjti ka kërkuar që mbrojta të vijoj përmes saj si avokate pasi që nuk është obligative prezenca në gjykim.
Tutje, gjykatësi referues i çështje penale, Ferit Osmani tha se ankesë ndaj vendimit të Themelores ka ushtruar ankesë brenda afatit ligjor Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Sipas Osmanit, Prokuroria në ankesë pretendon se gjykata e shkallës së parë gabimisht ka vërtetuar gjendjen faktike.
Tutje, gjykatësi Osmani tha se Prokuroria ka kërkuar që çështja të kthehet në rigjykim.
Ndaj ankesës së Prokurorisë gjykatësi Osmani tha se ka ushtruar përgjigje mbrojtësja e Konjufcës, avokatja Arbnora Zeqiri.
Sipas gjykatësit Osmani, edhe Prokuroria e Apelit ka dorëzuar parashtresë përmes të cilës ka kërkuar që ankesa e Prokurorisë të aprovohet, ndërsa përgjigja e avokates Zeqiri të refuzohet si e pabazuar.
Më pas, avokatja Zeqiri bëri elaborimin e përgjigjes së saj, duke shtuar se Prokuroria gjatë gjykimit ishte kërkuar që të sjell vërtetimin për sekuestrim të armës e i cili ka munguar.
Zeqiri tha se nuk mund të pretendohet se në raste tjera të pandehurit janë dënuar për gaz lotsjellës, pasi që sipas saj, secili rast ka specifikat e veta.
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...