Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë që mbrëmë nuk është takuar me askënd dhe nuk ka pasur asnjë darkë me Sami Lushtakun, Sylejman Selimin e Ukë Rugovën.
Haziri përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se është jashtë Kosovës, dhe që fotografia e shpërndarë në rrjetet sociale nuk është e kohës.
Reagimi i plotë:
Mirëmëngjesi. Po lexoj e po shoh foto në disa portale për gjoja një darkë mbrëmë në Gjilan. Unë jam në udhëtim jashtë shtetit për motive familjare. Me vjen keq për nivelin e tillë të lajmeve. Nuk ka as të vërtetë e as nuk është e kohës. Lutem qe te kenë fuqinë e ta përgënjeshtrojnë këtë lajm të rrejshëm. Gara e LDK do ta ruaj unitetin, demokracinë dhe do ta forcojë LDK. Nuk mundeni me na thy. Frika e dikujtë që po përçohet me lajme të rrejshme është e shitur nga disa qe i frikohen unitetit të LDK!

Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë
Sot bëhen homazhe në nderim të Rexhep Qosjes
Sot varroset i riu që humbi jetën në vendin e punës