Nënkryetari i LDK-së që është njëkohësisht edhe kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri e sheh të butë kryeministrin Hoti në raport me partnerët e koalicionit dhe ndërkombëtarët.
Haziri ka thënë se LDK ka bërë mirë që ka marrë postin e kryeministrit por sipas tij Hoti nuk është i duhuri për kohën e tanishme.
“Zoti Hoti përfaqëson politikën e butë të LDK-së. Ne mund t’i japim vërejtje vetëm pse përfaqëson atë politikë të butë. Është e vështirë që në një ambient të ashpër politik siç ka Kosova e Ballkani ai të shtyjë politika”, tha ai në “Debat Plus” , përcjell Telegrafi.
I pyetur nëse LDK duhet të jetë më e fortë në politika, Haziri është përgjigjur:
“Natyrisht brenda duhet të kemi politika shumë më agresive. Duhet qeverisje shumë më agresive politike. Është shumë e vështirë të arrihen qëllime me politikë të brendshme të tillë”.
“Agresiviteti në politikë ka për qëllim të shtyjë agjenda përpara”.
Haziri thotë se Hoti ashtu siç po sillet butë ndaj partnerëve të koalicionit qeverisës do të sillet edhe ndaj ndërkombëtarëve.
“Nëse nuk shkon diçka, asgjë nuk është të shkohet në zgjedhje të reja. Zgjedhjet janë gjithmonë proces demokratik”, është përgjigjur më tej Haziri.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit