Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka ngushëlluar kryetarin e Kamenicës, Qendron Kastrati pas vdekjes së të riut Bersant Rahimaj nga COVID-19.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryetarit të Kamenicës, Qendron Kastrati, me rastin e humbjes së betejes me COVID-19 të Bersant Rahimaj. Në telegram, thuhet:
“I nderuar kryetar, miku im, Qendron Kastrati.
Me pikëllim e thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të arkitektit Bersant Rahimaj, 27-vjeçarit që e humbi betejen me COVID-19.
Ky rast na ka prekur të gjithëve sepse Bersanti shkoi në moshën më të mirë nga kjo botë.
Ky rast duhet të na ngjërgjegjësojë të gjithë për t’u mbrojtur nga ky virus i panjohur.
Ju lutem, pranoni ngushëllimet më të sinqerta, ju, familja Rahimaj, shokët e kolegët. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, thuhet në telegram.
Trafiku Urban dhe sindikata arrijnë marrëveshje, shmanget gr...
Gërvalla ia dorëzon detyrën Konjufcës me plotë lëvdata për p...
Doyle: Vendimi për Thaçin dhe të tjerët pritet brenda tre de...
Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë
Në 15:00 mblidhet kryesia e kuvendit, në rend dite propozimi...
Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për p...