Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, që kishte qenë pjesë e grupit të unitetit për përcaktimin e statusit të Kosovës, ka treguar se çështja e Luginës së Preshevës ishte diskutuar edhe në bisedimet e Vjenës, mirëpo ishte vlerësuar se në atë kohë kishte qenë opsion serb që të vonohet procesi i pavarësisë së Kosovës.
Ai thotë se delegacioni kishte vendosur që mos diskutojë për kufirin, sepse do të shkaktoheshin vonesa në shpalljen e deklaratës së pavarësisë.
“Në misionin shtesë të ambasadorin Wolfgang Ischinger është diskutuar për 3 muaj, mandati i tij ka qenë që me pa opsione jashtë kësaj, sidomos te parimi i kufirit, por në fund delegacioni i jonë, me mbështetje të miqve, grupit të kontaktit, kryesisht SHBA, Gjermania, Italia dhe Franca e kanë mbështetur qëndrimin që të mos hyjmë në procese që munden me shkaktu vonesa në shpalljen e deklaratës së pavarësisë”, tha Haziri për KALLXO.com.
Delgacioni i Kosovës kishte vendosur që të mos hyjë në opsione tjera, jashtë parimeve të kushtetutës së 1974, e cila e përcakton integritetin territorial të Republikës së Kosovës edhe me planin e presidentit Marti Ahtisaari.
“Në atë kohë është lexu se është opsion serb, i mbështetur nga Federata ruse për ta vonuar procesin dhe ky ka qenë ai momentumi politik që delegacioni i unitetit të Kosovës ka pasë vendosur që të mos hyjë në opsione jashtë parimeve të kushtetutës së 1974”, tha tutje Haziri për KALLXO.com.
Në intervistën për KALLXO.com, Lutfi Haziri flet edhe rreth idesë së presidentit Thaçi për “korrigjimin e kufijve” me Serbinë, për raportet e tij me Vjosa Osmanin dhe pse Teuta Rugova po lejohet të marrë anë në kundërshtim me qëndrimet e LDK-së./kallxo.com/
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...