Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë të ditur se me 28 Nëntor në këtë komunë do të vendoset shtatorja e Idriz Seferit.
Përmes një postimi në Facebook, duke folur për mos vlerëimin e dëshmorëve dhe heronjëve të kombit, Haziri ka njoftuar se shtatorja e tij do të vendoset në qendër të Gjilanit, përball Agim Ramadanit, në lartësi prej 3.8 metra.
“Ajo që më ka dhimtë më së shumëti është se në vitin 2013 kam gjetur dëshmorë të papranuar dhe heronjë të pavlerësuar. Imagjinoni, as Idriz Seferi nuk ka qenë i vlerësuar, por tek më vonë është shpallur Hero i Kosovës. E, me 28 Nëntor, shtatoren e kolosit të Karadakut do ta vendosim në qendër të Gjilanit përballë Agim Ramadanit, në lartësi prej 3.8 metra. Ndihem shumë krenar për këtë! LH”, ka shkruar Haziri.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...