Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kritikuar qeverinë pasi, sipas tij, nuk e ndan asnjë cent për vitin 2022 për rindërtimin e stadiumit të qytetit.
Haziri tha se kjo është goditje e qeverisë për Gjilanin, duke shtuar se nuk do ta lejojë këtë.
“Mosndarja e buxhetit nga ana e qeverisë për stadiumin për vitin 2022 është goditje për Gjilanin, por që ne nuk do ta lejojmë këtë. Do të punoj me të gjitha grupet politike për ta përmirësuar këtë. Nuk është buxheti i një ministri apo një qeverie, buxheti është në duar të 120 deputetëve”, ka thënë Haziri në një konferencë për media.
Sipas tij, Qeveria ka treguar mungesë vullneti për mosndarje të buxhetit edhe për dy projekte të tjera kapitale.
“Nuk është mungesë vullneti vetëm për përfundimin e stadiumit, mungon buxheti edhe për qarkoren e cila e lidh qytetin e Gjilanit me autostradën. Mungon po ashtu mosplanifikimi buxhetor për pjesën e autostradës nga Gllama e Bresalcit në drejtim të Konçulit. Pra, mospërfshirja për vitin e ardhshëm edhe e këtij programi nënkupton për ne anashkalim buxhetor dhe mos kujdes”.
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”
Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pri...
NASA synon që në fillim të marsit të dërgojë njerëz përsëri ...
Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini