Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje asnjëherë nuk e ka treguar as respektin më të vogël për ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.
“Ky subjekt asnjëherë nuk ka treguar respektin më të vogël për Ibrahim Rugovën. Vetëvendosje kurrë nuk ka treguar se çfarë qëndrimi ka për presidentin historik, Ibrahim Rugova. Është mirë ta rishikojnë pozitën e tyre”, ka thënë Haziri në RTK.
Sipas tij, nëse ata nuk e respektojnë Rugovën, atëherë LDK e ka të vështirë të ndërtojë partneritet politik me Vetëvendosjen.
Ai ka theksuar se Vetëvendosje ka ushtruar një opozitarizëm të pashembullt ndaj Isa Mustafës.
Sipas Hazirit, ka vullnet bashkëpunimi LDK-Vetëvendosje dhe takimi Mustafa-Kurti është faza e parë e bashkëpunimit./RTK/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...