Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka përkujtuar të ndjerin Agon Musliu, për të cilin ka thënë se do të ishte e ardhmja e Kosovës dhe se familjes së tij i duhet drejtësia.
Haziri, nëpërmjet ‘Facebook’-ut, ka kërkuar nga organet e drejtësisë të zbardhet rasti deri në fund, të cilën e quajti “njollë e zezë Kosovës”.
“Sot një vit Kosova e humbi tragjikisht një djalosh, që potencialisht do të ishte e ardhmja e Kosovës. Agon Musliu ishte student i shkëlqyer të masterit, i cili sapo kishte nisur hapat e tij të profilizimit, në Gjermani. Kërkoj sërish nga organet e drejtësisë që të zbardhet deri në fund kjo njollë e zezë e Kosovës në fillim të pandemisë. Kërkojmë drejtësi për Agonin. Kosovës, Gjilanit e në veçanti familjes së tij, i duhet drejtësia!”, thuhet në postimin e tij.
Naim Musliu, babai i të ndjerit, ka kërkuar drejtësi për të birin e tij.
“Djali jem më përket mua si prind dhe nënës së tij, familjes Kosovës, nuk po kërkojmë diçka tjetër përveç se drejtësi. Kush e devijoi djalin tem prej aeroportit të shkojë. Nuk ishte Agoni për karantinë, dikush me dashje, me qëllime të këqija e drejtuan djalin tim drejt vdekjes”, ka thënë ai.
Ai ka akuzuar politikanët se kanë tentuar t’ia mbyllin gojën.
“Kanë tentu me ma mbyllë gojën, tash sa ka ndiku që të mos kem një përkrahje, unë kam pasë përkrahje, me përkrahjen e studentëve është bërë pllakata”, ka thënë Musliu.
“Boll kam pritë se mos po zbardhet ky rast por siç po e shoh nuk do të ketë drejtësi për djalin tem në këtë vend. Derisa ta kam frymën e fundit do të jap maksimumin për zbardhjen e drejtësisë për djalin tem”.
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...
Vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit i dyshuar për vrasjen e L...
Tirana, qendra e dialogut rajonal, mbahet në 18 shkurt Minis...