Sot Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu së bashku me asistenten ekzekutive Berita Abazin pritën në një takim përfaqësuesit e Sindikatës së Judikaturës, kryetarin Bahri Jashari, nënkryetarin Hasan Rukovci, si dhe anëtarë të tjerë Besarta Sopa dhe z. Hajzer Behrami.
Në këtë takim përfaqësuesit e sindikatës adresuan disa kërkesa ku sipas tyre mbetet e rëndësishme nevoja për t’u përfshirë në Pakon e Rimëkëmbjes, si dhe nevoja e hartimit të një ligj që rregullon statusin e punëtorëve të sistemit të drejtësisë.
Duke qenë në pajtueshmëri të plotë me kërkesën e punëtorëve për trajtim të veçantë me ligj, ministrja u zotua që do të inicioj së pari koncept dokumentin dhe më pas projektligjin që adreson rregullimin e statusit të punonjësve të administratës së sistemit të drejtësisë duke pasur parasysh nevojën e tij për shkak të diskriminimit të vazhdueshëm të stafit të administratës.
Ministrja Haxhiu u shpreh e gatshme për të dëgjuar dhe respektuar zërin sindikal të punëtorëve dhe çdo herë duke synuar plotësimin e kërkesave për brenda linjës ligjore./arbresh.info/
Vitinha në pikëpyetje për përballjen me Bayernin, pas lëndim...
Zulfaj: Kosova duhet të përshpejtojë rrugën drejt statusit k...
Sulmet në shkolla, Erdogan propozon ndalimin e rrjeteve soci...
Parashikimi i motit për nesër
Ngushtica e Hormuzit, Macron thirrje SHBA dhe Iranit të ulin...
Nga një muaj paraburgim ndaj 8-të të dyshuarve për bixhoz në...