Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka komentuar deklaratat e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ku ky i fundit tha se të gjithë ata që thonin se do të ketë thika mbi hartat e Kosovës, duhet t’i kërkojnë falje popullit të Kosovës.
Haxhiu ka thënë se pyetjen për thika e harta presidenti është shumë vonë t’ja bëjë dikujt tjetër.
“Pyetja e tij është pyetje ekskluzivisht për vetën, anipse përgjigjen e dijmë, madje të vërtetën. Tash pasi kjo gjë u vërtetua e stërvërtetua nga vet Grenell e Bolton nuk ka pse i bën pyetjet përgjigjet e së cilave i kemi të mirënjohura”, është shprehur Haxhiu.
“Përtej kësaj, edhe para përgjigjeve të zyrtarëve amerikan kemi deklaratat e vet presidentit, nga deklarata në forumin e Alpbach në Austri, ku deklaronte se është i gatshëm edhe për marrëveshje ku përfshihen lëvizjet e kufijve, e deri te quajtja e veriut të vendit dhuratë e Rankoviqit, s’janë asgjë tjetër pos përpjekje me thika mbi hartën e Kosovës”.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK