Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pasi nuk mori për herë të katërt votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare, deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje tashmë e ka dhënë qartë qëndrimin e saj, por sipas saj duket që ka mungesë të vullnetit që të konstituohet Kuvendi i Kosovës.
Haxhiu deklaroi se LVV është e gatshme që të flasë me partitë politike për datën e zgjedhjeve.
“Ne jemi shumë të gatshëm që t’i presim partitë politike që të flasim me to për datën e zgjedhjeve, në qoftë se ata refuzojnë që ta konsituojnë Kuvendin e Kosovës, atëherë është e qartë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje”, tha ajo.
Megjithatë, Haxhiu shtoi se është e rëndësishme të zhbllokohet Kuvendi./Arbresh.info/
Forcat amerikane kanë kapur dhe sekuestruar një anije cister...
Mediat spanjolle: Alonso nuk do të shkarkohet
Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, ...
Rodrygo i del në mbështetje trajnerit Xabi Alonso
“Shuplakë e fortë” për Alonson, Reali humb nga Man City në “...
Arsenal vazhdon të jetë i pamposhtur në Ligë të Kampionëve &...