Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se sistemi i administratës komunale për shërbim të qytetarëve është funksionalizuar.
“Sistemi i administratës komunale për shërbim të qytetarëve është funksionalizuar dhe nga sot pritjet në sportele do të jenë të organizuara sipas numrit rendor. Kjo nënkupton marrjen e një numri në lëshuesin e tiketës, i cili mundëson pritje në radhë për shërbim në sportelet e Komunës”, ka shkruar Haskuka në Facebook.
Sipas tij ky sistem ka qenë i vendosur që një kohë në Komunën e Prizrenit por nuk ka qenë funksional.
Haskuka ka shkruar se për këtë funksionalizimin e sistemit janë angazhuar edhe aktivistët e Vetëvendosjes me punë vullnetare.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...