Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se vendimi i Qeverisë për kufizim të lëvizjes është kundër Kushtetutës së vendit.
Qeveria pritet të dalë me një vendim për kufizim të lëvizjes për automjete dhe qytetarë në orë të caktuara.
‘’Kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij sonte kanë shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Është në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën. Vendimi për kufizimin e lëvizjes paraqet shmangie dhe shkelje të të drejtave të qytetarëve të garantuara me kushtetutë’’, ka thënë ai.
‘’Kufizimi mund të shpallet vetëm me shpalljen e lëvizjes së jashtëzakonshme dhe ajo nuk ekziston. Unë do të garantoj funksionimin e kushtetutës dhe do ta kundërshtoj çdo institucion që shkelë kushtetutën e vendit. As qeveria dhe asnjë institucion nuk ka të drejtë të shkelë kushtetutën. Janë shkelur një mori nenesh në marrjen e këtij vendimi’’
‘’Qytetarët nuk janë të detyruar të respektojnë këtë vendim. As policia dhe organet e sigurisë nuk duhet të zbatojnë këtë vendim të qeverisë sepse kështu bëjnë vepër penale’’, shtoi ai
Ndryshe, ishte pikërisht mendimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme që dërgoi në shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministrit të Brendshëm nga kryeministri Albin Kurti. Më pas LDK bëri të ditur se do të mbledhë nënshkrimet për rrëzimin e qeverisë.
“Kontrata u vazhdua pa vullnetin e Gjestit”, avokati i artis...
1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje ...
Mo Salah konfirmon largimin nga Liverpooli në fund të sezoni...
Trump thotë se SHBA-të ‘po flasin me njerëzit e duhur’ në Ir...
Haxhiu bëri homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan
SHBA-të do të dërgojnë 3,000 ushtarë të tjerë në Lindjen e M...