Bajram Hasani, anëtarë i kryesisë së Nisma për Kosovën ka vlerësuar se askush nuk ka të drejtë të të keqpërdorë paratē e kontributdhënësve, raporton Gazeta Monitor. Kjo deklaratë e Hasanit vjen pas publikimit të lajmit se rreth nëntë milionë euro të deponuara në Trustin e Kursimeve të Kosovës – por të cilat nuk kanë pronarë – pritet që me ligjin e ri të barten në Buxhetin e Kosovës.
Ai nëpërmjet një postimi në profiling e tij në rrjetin social Faceboo, ka shprehur shqetësimin e tij dhe ka vlerësuar se kjo është e padrejtë për kontributdhënësit.
Ja postimi i plotë i tij:
Konsideroj se është shqetësuese dhe e padrejtë që kursimet e kontributdhënësve të Kosovës të barten në buxhetin e Qeverisë. Qeveria që në fillim është dashur që të shqyrtojë mirë ndarjen e buxhetit e jo në fund të vitit të rrezikojë mundin dhe djersën e punëtorëve të vendit.
Këto nëntë milion janë para të paguara nga subjektet për punëtorë, dhe listat e punëtorëve nga firmat që kanë shkuar deri në qershor 2012 të cilat firmat kanë qenë të obliguara që çdo 3 muaj të bëjnë listimin e emrave të punëtorëve të cilëve u janë paguar kontributet dhe të dërgohen në ATK. Ka raste kur me kontroll janë obliguar firmat të paguajnë, por nuk i kanë obliguar që të precizojnë emrat. Këto do të thotë janë të paguara nga firmat por nuk e kanë caktuar emrin e kontributdhënësit.
Propozimi që këto mjete të kthehen si të hyra të ATK-së apo cfarëdo veprimi tjetër është shkelje e rëndë dhe mohim i të drejtave të kontributdhënësit duke e ditur se në shumën e grumbulluar, 50 % e shumës është kontribut i punëtorëve dhe 50 % kontribut i firmës për punëtor.
Ne kërkojmë që t’i jepet mundësia edhe njëherë që këto të verifikohen dhe të shpërndahen në llogaritë e kontributdhënësve.
Kontributi i punëtorëve nuk duhet të keqpërdoret për asnjë arsye, as Qeveria dhe askush tjetër nuk ka të drejtë të luaj me paratë e punëtorit edhe ashtu të varfër të vendit tonë.
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja ...
Albin Kurti zyrtarisht mandatar për formim të Qeverisë