Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në një konferencë për media ka folur për projektet që derivojnë nga Samiti i Vjenës, ku BE-ja u zotua që do t’i mbështesë disa projekte rajonale.
“Gjatë këtij viti është përcaktuar harta e ndërlidhjes përmes projekteve të përbashkëta në infrastrukturë. Prioritet në këtë drejtim është Korridori i Kaltër, që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, ndërkohë që mbështesim edhe projektin e quajtur Rruga e Paqes, që lidh Serbinë, Kosovën dhe Shqipërinë përmes aksit Nish-Prishtinë-Durrës”, pa rikujtuar se autostrada në pjesën e Kosovës quhet “Ibrahim Rugova”, ndërsa në pjesën e Shqipërisë quhet “Rruga e Kombit”, të cilat pothuajse janë të përfunduara.
E për këtë emërtim, “Rruga e Paqes” ka reaguar Astrit Haraqija, duke e kundërshtuar këtë emërtim të tillë.
“Përshëndetje Kryeministrit Edi Ramës!!!!??? Tash po shoh se paske jap një ide për rrugën e paqes. O, Edi mes u merr me këtë punë se në që kena mi la lektë e kemi vendos emrin para pesë viteve, është mirë që edhe ti bashkë me Erionin për ditëlindjen e Presidentit Rugova mi vendos shtatoren e Presidentit. E rrugët e paqes mundemi çdo ditë me i ndërtuar. Por nuk varet prej nesh se ne me shekuj jemi viktima”, ka shkruar në Facebook, Haraqija.
Nata e ndërrimit të viteve: Ja vendet që do ta mirëpresin të...
Kush janë më të votuarit për deputetë në zgjedhjet e 28 dhje...
Kryetari i Kaçanikut merr vendim: Nga janari 200 euro për në...
Zelensky: Disa dokumente për t’i dhënë fund luftës gat...
Lakers ‘demolohet’ nga Detroiti, fitojnë Bostoni...
Kurti dhe Rizvanolli nisin vizitën në Postën e Kosovës