Kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë një bisede më përgjegjësen e kompanisë “NEWKO Balkan”-Suharekë, Merve Yilmaz, ka premtuar së Qeveria e vendit është e përkushtuar që të ndihmoj në vazhdimësi prodhuesit vendor për evitimin e barrierave.
Haradinaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook.
Postimi i plot:
“Lirimi i bizneseve nga detyrimet e shumta fiskale në importin e materialit riprodhues, pajisjeve dhe teknologjive për prodhuesit e vendit, e kanë bërë Kosovën ambient shumë të përshtatshëm biznesor.
Me përgjegjësen e kompanisë “NEËKO Balkan”-Suharekë, Merve Yilmaz, biseduam për zhvillimin e mëtejmë të industrisë së gomës, për evitimin e barrierave eventuale në tregun vendor, si dhe për përmirësimin e pozitës së prodhuesve nga Kosova në vendet anëtare të CEFTA-s.
Qeveria do të vazhdojë t’i mbështesë prodhuesit dhe të ndërmarrë masat e nevojshme që ata të jenë të barabartë në tregun rajonal dhe të Bashkimit Europian”, ka shkruar Haradinaj./arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...