Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj ka thënë se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje që do të qonte në daljen e kësaj situate të cilën e ka krijuar Qeveria e Kosovës, e cila vazhdon të mos e ketë besimin e parlamentit.
Haradinaj gjatë një emisioni në Tv Dukagjin, ka thënë se kryeministri Mustafa i ka trashëguar disa nga dështimet e qeverise Thaçi.
“Kjo qeveri duhet të shkoj sepse nuk e ka më besimin e popullit, sepse ka aprovuar marrëveshje të tilla si Zajednica të cilën Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar sepse 23 nene të saj kanë qenë në dëm të Kosovës, pastaj votimi i demarkacionit i cili i dështoi, kemi edhe dështimin e shndërrimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës. Këto janë disa nga dështimit për të cilat qeveria duhet të shkoj”, ka thënë Haradinaj.
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja ...
Albin Kurti zyrtarisht mandatar për formim të Qeverisë