“Agim Ramadani, Sali Çekaj e Xhemajl Fetahaj janë tre emra që bëjnë historinë tonë në mënyrën e vet. Vijnë nga drejtime që i ka nxjerrë jeta dhe bashkohen në një qëllim, në një vend, në një betejë, në një epope që e bënë historinë e kombit të tyre. Bashkohen në Koshare dhe aty që të tre flijohen për lirinë e atdheut të vet. Kemi shumë njerëz që janë flijuar për atdhe, por “Epopeja e Koshares”, dhe këta tre burra i japin një pamje të atdheut të tyre në mënyrën e vet, që të tre secili veç e veç”, kështu tha Kryeministri Ramush Haradinaj, në Akademinë Përkujtimore në ditën e rënies së Heroit, Xhemajl Fetahaj, e cila u organizua nën patronatin e Kryeministrit.
Duke folur për luftën e lavdishme të Xhemajl Fetahaj dhe të komandantëve të tjerë, Haradinaj tha se të gjithë dëshmorët e Koshares, bijë dhe bija të këtij vendi, por edhe të popujve tjerë, ua rritën namin dhe dimensionin e flijimit komandantëve të tyre.
“Kam pasur rastin të jem një kohë bashkëluftëtar me Xhemajl Fetahaj. I kam njohur familjarët e tij, njerëzit rreth tij, dhe nuk kam asnjë dilemë se ai nuk ka qenë i denjë të jetë në krahë me Agimin e Salihun. Ai i ka përmbushur parametrat e një luftëtari shqiptar, një komandanti të luftës tonë, një patrioti që në momentet vendimtare është aty ku duhet”, tha ai
Para të pranishmëve, kryeministri tha se duke respektuar shembullin e të rënëve, rruga e atdheut tonë, e ardhmja e popullit tonë do të jetë e ndritur.
Mbrojtja nis deklaratat përmbyllëse: Selimi është i pafajshë...
Trafiku Urban dhe sindikata arrijnë marrëveshje, shmanget gr...
Gërvalla ia dorëzon detyrën Konjufcës me plotë lëvdata për p...
Doyle: Vendimi për Thaçin dhe të tjerët pritet brenda tre de...
Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë
Në 15:00 mblidhet kryesia e kuvendit, në rend dite propozimi...