Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka vizituar zjarrëfikësit në prag të ndërrimit të moteve.
“Ndjenjë e mirë, sot kur në prag të ndërrimit të moteve, i vizitoj zjarrfikësit, të cilët çdoherë e në çdo kohë janë në shërbim të sigurisë sonë, me një zotim të përmbushur,” është shprehur ai.
Sipas Haradinajt, me vendimin e Qeverisë, zjarrfikësit tashmë i kanë marrë pagat me rritje për orët shtesë dhe në 2019 do të kenë koeficient të njëjtë në gjithë Kosovën.
“Kemi blerë pajisje të reja dhe në ligjin e ri për paga, ky mekanizëm i sigurisë, do të ketë pagë dhe trajtim të veçantë. Ne nuk do t’i shmangemi sfidave, por do të përballemi me to edhe në vitin që po vjen. Urime!”/arbresh.info/

Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj