Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka folur për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke thënë se tash do të zhvillojnë një vizitë në BE rreth kësaj çështje.
“Ne kemi një vizitë me tema të rendit dhe mendoj që në muajin maj do të lëvizë diçka rreth kësaj çështje”, ka thënë Haradinaj.
Ai në T7 ka thënë se më së shumti deri në këtë fund do të arrihet liberalizimi i vizave për Kosovën, dhe qytetaret do të mund të lëvizin lirshëm.
“Qëllimi është për tre muajin e parë të hiqen vizat, keq nuk kish qenë nëse ishim vonu edhe 6 muaj, por 9 muaj është shumë, e tepërt, pritja për liberalizim të vizave, por mendoj që deri në fund të vitit qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm, pa viza”, ka thënë Haradinaj.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...