Teksa ka folur për raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka theksuar se burrështetasit amerikanë nuk e duan servilizmin.
Në një intervistë për televizionin publik, Haradinaj ka deklaruar se Amerika është aleate e Kosovës, por jo e politikanëve të caktuar, duke aluduar në këtë rast në kundërkandidatin e tij nga PDK, Kadri Veseli, i cili po pretendon se gëzon mbështetjen e administratës amerikane.
“Për mua thoshin u prishë me Amerikë, por unë në ditën e parë të fushatës isha në Amerikë. Amerika është aleate e Kosovës, nuk është e politikanëve. Nëse dimë me punu në të drejtën e popullit tënd, edhe nëse nuk pajtohen nuk të pengojnë. Servilizmin nuk e çmojnë”, ka theksuar Haradinaj në RTK.
Sipas Haradinajt, për amerikanët është qenësorë që një politikan t’i mbrojë interesat e popullit të vet që të vënë besim mbi të.
“Ata nuk i pëlqejnë artificializmat. Ata janë të interesum me ditë se për çfarë qëndron. Nëse e shohin që nuk e mbronë interesin e popullit të vet, nuk të besojnë, se ti mund të bëhesh nesër edhe me Iranin e Rusinë”, ka theksuar Haradinaj./sinjal/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...