Kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar sot të parin e komunës së Prishtinës Shpend Ahmetin.
Të dy kanë dal me një konferencë për medie në të cilën kanë diskutuar në lidhje me problemet e komunës së Prishtinës, duke thënë se janë duke bashkëpunuar në zgjidhjen e tyre.
Gjatë kësaj konference kryeministri Haradinaj u pyet nga gazetarët se kur do të përfundoj liberalizimi i vizave dhe se a ka ngecje në këtë aspekt.
Ai u shpreh optimist se para ndërrimeve të moteve Kosova do të marrë lajm të mirë për liberalizim e vizave.
“Shumë njerëz janë kyç për liberalizim të vizave, i kisha lut të gjitha partitë politike që të ndihmojnë në këtë proces. Nuk është në rregull që partitë më thane me menzi s’po presim me i bo vizat se krejt kemi me ardhtë të ju. Ne duhet të jemi të fokusuar, ne besojmë që para ndërrimeve të moteve do të marrim një lajm të mirë për liberalizim të vizave”, tha shkurt Haradinaj.
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...
BILD: Sebastian Hoeneß kandidat potencial për ta marrë drejt...
Zbulohen ambiente për lojëra fati dhe drogë në Milot e Laç, ...
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...
Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet t...
Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa lej...