Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka uruar mirëseardhje ambasadorit të ri të Francës, Didier Chabert.
Haradinaj ka thënë se me të ka biseduar për sfidat nëpër të cilat ka kaluar Kosova.
Ky është postimi i plotë i tij:
Sot pata kënaqësinë t’i uroj mirëseardhje ambasadorit të ri të Francës në Kosovë, z. Didier Chabert.
Bashkëbiseduam për sfidat aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova, zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit, proceset integruese evropiane dhe rolin e Aleancës në kuadër të tyre.
Vlerësova lart mbështetjen e deritashme të Francës për Kosovën dhe nevojën për vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK