Haradinaj takoi May, Britania e Madhe ndër aleatët më të mëdhenj të Kosovës

20:26 | 27 Shkurt 2018
M. A.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj thotë se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë ndër aleatët më të mëdhenj të Kosovës. Komentet erdhën pas takimit të tij me kryeministren Theresa May.

Takimi i zhvilluar mbrëmë në Londër, sipas Haradinajt shprehu edhe një herë mbështetjen që ka shteti i Kosovës.

Bashkëbisedim me kryeministren, Theresa May, gjatë pritjes së mbrëmshme në 10 Doëning Street. Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë njëri ndër aleatët më të mëdhenj të popullit dhe shtetit të Kosovës. Konfirmova pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në Samitin e Londrës, në korrik. RH”, shkroi Haradinaj në Facebook.

 

Shpërndaje në rrjete sociale