Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në 24 vjetorin e marrëveshjes së Kumanovës ku edhe kapitulloi Serbia e Millosheviqit, ka shkruar se rreshtimi i NATO-s krah UÇK-së tregon për pastërtinë e luftës çlirimtare në Kosovë.
Sipas Haradinajt, mobilizimi i botes perëndimore për ta ndihmuar popullin e Kosovës për liri kanë qenë vendimtare për shtetësinë e Kosovës.
“Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj aleatëve tanë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Shqiptarët përjetësisht i janë falënderuese Amerikës për secilën etapë të historisë sonë!”, ka shkruar ai në Facebook./Arbresh.info
Malisheva shpall gjendje të jashtëzakonshme
Sveçla në terren: Situata stabile, po e vëzhgojmë gjendjen n...
Oficeri Alban Haziri u shpall ndër sportistët më të dalluar ...
Reshje të shumta e vërshime – Droni i Reuters’it tregon gje...
Numërohen 90% e votave me kusht, kjo është renditja e partiv...
Jon Ismajli e Arbër Sinani rikthehen tek Prishtina