Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se diaspora i ka dhënë mbështetje të pakursyer Kosovës në momentet më të rëndësishme.
Sipas tij roli i diasporës është i nevojshëm në ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit, shkruan arbresh.info.
“Tani në përmbyllje të shumë proceseve që po kalon Kosova, roli i diasporës është i nevojshëm në ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit”, ka shkruar Haradinaj në facebook.
Postimi i plotë:
Diaspora i ka dhënë mbështetjen e pakursyer vendit në momentet më të rëndësishme të rezistencës, luftës dhe shtetndërtimit. Tani në përmbyllje të shumë proceseve që po kalon Kosova, roli i diasporës është i nevojshëm në ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit.
Diaspora duhet ta shoh Kosovën si vend ku mund të zhvillojnë biznese dhe të investojnë.
Kosova ua ka borxh, andaj ju presim me zemër, si vëllezër e motra e si partnerë në zhvillim! RH

Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...