Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nga Qeveria e Kosovës ka kërkuar që menjëher të përfillë këshillat e Sekretarit Amerikan, Antony Blinken dhe të gjithë aleatëve për rikthimin e normalitetit në veri.
Me anë të një postimi në Facebook, i pari i AAK-së ka thënë se kjo nënkupton largimin e menjëhershëm të njësive speciale nga objektet e komunave në veri si dhe ka kërkuar dorëheqje të menjëhershme të kryetarëve nga zgjedhjet e fundit atje.
“Të shpallen zgjedhjet e lira në këto katër komuna, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, me pjesëmarrjen e të gjithëve, pa kushte e me garanca ndërkombëtare, që kryeministri Kurti t’i kthehet implementimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, kjo në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj po ashtu tha se zhvillimet po hyjnë në një fazë të rrezikshme dhe koha nuk pret./Arbresh.info/
Aksident mes veturës dhe trenit në Prishtinë, një person i l...
Kurti emëron Zef Morinën zëvendësministër të Infrastrukturës...
Shtyhet seanca për buxhetin 2026, opozita kërkon kohë
Murati: Ky është buxhet emergjence, do ta miratojmë një të r...
Edhe në Kuvendin e Maqedonisë propozohet Rezolutë në mbrojtj...
Buxheti 2026, Abdixhiku: Zoti i shpisë Kurti duhet të jetë n...