Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim një delegacion të Rotary International, të udhëhequr nga Stephanie Urchick, drejtoreshë e Bordit të Drejtorëve.
Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj falënderoi delegacionin për përkrahjen që Rotary International ka ofruar për Kosovën, në fusha të ndryshme, veçmas ndihma e dhënë në projekte që kanë përmirësuar shërbimet shëndetësore në vend.
Kryeministri Haradinaj vlerësoi gjithashtu rëndësinë që kanë për Kosovën projektet e Rotary, si ato në shëndetësi, në aspektet sociale si dhe në përkrahjen e ofruar për fushat tjera me rëndësi për vendin tonë dhe shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të mbështetur punën humane të kësaj organizate.
Nga ana tjetër, Stephanie Urchick, drejtoreshë e Bordit të Drejtorëve të Rotary International e ka falënderuar kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe mbështetjen e ofruar dhe e informoi për aktivitetet e Rotary në tërë botën, duke theksuar
vendosmërinë e për vazhdimin e bashkëfinancimit të projekteve të ndryshme në Kosovë.
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...