Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot familjarët e të dënuarve në rastin e Kumanovës.
Kryeministri Haradinaj dëgjoi shqetësimet e familjarëve për mirëqenien, si dhe dënimet e qytetarëve të Kosovës që po mbahen në Maqedoni.
Familjarët e të dënuarve thanë se dënimet e shqiptuara nga Gjykata janë të papranueshme dhe nuk përkojnë me asnjë parim të së drejtës.
Kryeministri Haradinaj siguroi familjarët se Qeveria e Republikës së Kosovës është në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe se do të jetë në përkrahje të familjarëve gjatë këtij procesi./arbresh.info/
Miftaraj: Nëse Radoiçiqi udhëton jashtë Serbisë, do të arres...
Kim Mehmeti: UÇK-ja vlera më e madhe shqiptare, s’mund të nj...
Zgjidhet ngjyra e vitit 2024
Blero refuzon të përgjigjet edhe në pyetjen e dytë në darkën...
Prizreni me dy mendje rreth faljes së tatimit në pronë
BBC: Rusia josh emigrantët që vijnë nga kufiri finlandez për...