Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, e cila filloi me Marshin Përkujtimor nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’ dhe vazhdoi përgjatë Bulevardit ‘Nënë Tereza’.
Më pas, Haradinaj ka vendosur kurora lulesh te Përmendorja dedikuar personave të zhdukur, në nderim dhe përkujtim edhe të 1648 personave të zhdukur, gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Në shënim të 30 Gushtit – Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, të organizuar nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, morën pjesë presidenti Hashim Thaçi, ambasadorë të akredituar në Kosovë, përfaqësues të KFOR-it, përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, shoqatat familjare të të zhdukurve të Kosovës, organizata vendore e ndërkombëtare të angazhuara në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, përfaqësues institucionalë dhe qytetarë të shumtë.
Kurti u prit sot në Gjilan nga anëtari i lartë i PDK-së
Benita shpërthen ndaj banorëve pas takimit me Endrin: Nëse k...
Trump fton Erdoganin t’i bashkohet Bordit të Paqes për Gazën...
Rama thotë se është ftuar nga Trump për të qenë në Bordin Nd...
Real Madridi rikthehet te fitorja, por `Bernabeu` mbetet në ...
Basha përkujton Skënderbeun: Përveç si strateg e gjeneral i ...