Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka kërkuar nga gjithë deputetët e Kuvendit që t’i thonë “PO” rezolutës për të pagjeturit.
Madje, Haradinaj ka propozuar që familjet e kësaj kategorie të kenë edhe një ndihmesë shtesë financiare.
“… kisha kërku që ta riamadanemtojë ligjin sepse familjet e të zhdukurve kanë problem financiar. Por të paktën institucionet t’i trajtojnë në mënyrë meritore e mos të kenë plagë shtesë edhe në atë ekonomike”, ka thënë ai, shkruan Indeksonline
Haradinaj i është drejtuar partive opozitare që të jenë më sy hapur sa i përket cështjes në fjalë. Sipas tij, zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë këtë vit.
“Kthejeni gishtin aty ku është përgjegjësia. Duhet me qit kushte në bisedimet me Serbinë, nuk duhet mu ndal deri në fund, deri te qytetari i fundit i zhdukur, pavarësisht etnie. Sivjet s’ka zgjedhje, mos i jepni zor”, është shprehur deputeti i AAK-së.
Vasfije Krasniqi mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”, d...
Katër vetura përfshihen në aksident në Prishtinë, shtatë të ...
Tully: Pas qershorit 1999, Policia Ushtarake e UÇK-së nuk ka...
Rasti spiunazhit ndaj zyrtares së OSBE-së, Apeli shpall prov...
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 23-vjeçarja
Trajneri i Irlandës: Kosova ka qenë mbresëlënëse në ndeshjet...