Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk mendon se kosovarët janë të pashpresë rreth liberalizimit të vizave.
“Unë nuk mendoj që jemi të pashpresë në liberalizim”, tha Haradinaj rreth deklaratës së presidentit Hashim Thaçi se marrja e shtetësisë shqiptare aktualisht është shpresa e vetme e kosovarëve për të lëvizur lirshëm në Evropë.
Rreth çështjes së nënshtetësisë shqiptare, kryeministri Haradinaj tha se nuk është kundër.
“Unë e kam marrë për vete. Nuk kam apliku, por herën e kalume më kanë thanë që dojnë me ma dhanë”, theksoi ai.
Haradinaj theksoi se Qeveria është duke e kryer punën e vet dhe se nuk është duke humbur kohë.
Ndryshe, në një takim me homologun shqiptar, Ilir Meta, presidenti Hashim Thaçi tha sot se nuk pret që Kuvendi i Kosovës të miratojë në një të ardhme të afërt marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, që është kusht nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave.
Prandaj, ai kërkoi nga homologu i tij shqiptar, Ilir Meta, që t’i pajisë shtetasit e Kosovës me shtetësi shqiptare si rrugë që kosovarët të dalin nga ajo që ai e quajti “izolim klasik”.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...