Haradinaj në Gllogjan: Ndërtuam këtë memorial kaq të bukur me motive shqiptare

12:45 | 26 Maj 2020
M. A.

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka merr pjesë në Inaugurimin e Memorialit të Dëshmorëve të Kombit, Luan Qerimaj, Rexhep Tafa, Beslim Alijaj, Fetah Selca dhe Haki Krasniqi

Në këtë rast Haradinaj ka falënderuar bashkëluftëtaret e familjarët që kanë mundësuar ndërtimin e këtij memoriali.

Ai e quan si memorial  me motive shqiptarë, të kullës së dukagjinaseve.

“Me iniciative të bashkëluftëtareve dhe familjarëve është ngrit ky memorial.

Kanë qenë kohëra të vështira në vitet e99. Kanë qenë të vështira për furnizim por edhe për bartjen e të plagosurve. Ne e kemi provuar me kriju korridore.

Kemi këtë memorial kaq të bukur me motive shqiptare pra të kullës Dukagjinas”, tha Haradinaj./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale