Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë varreve të heronjve Afrim Zhitia e Fahri Fazliu në përvjetorin e tyre të rënies.
Haradinaj ka thënë se pa sakrificën e tyre dhe gjakun e derdhur nuk do të vinte liria.
“Afrim Zhitia e Fahri Fazliu ishin ndër prijetarët e lëvizjes më të madhe që kanë krijuar shqiptarët në ish-Jugosllavi dhe më vonë UÇK-n. Vitet kalojnë por e vërteta mbetet e njëjtë. Pa sakrificën e tyre dhe gjakun e derdhur për liri, pa mundin dhe angazhim ndër breza të shqiptarëve, nuk do ta kishim mbërri lirinë të cilën jemi gati ta mbrojmë gjithmonë”, ka thënë Haradinaj./Arbresh.info/


Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...