Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ka pritur në takim Don Viktor Sopin, ku edhe i ka ndarë medaljen “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”.
Haradinaj ka thënë se, Don Viktor Sopit i ka ndarë medaljen për të shprehur mirënjohjen për veprën e tij dhe organizatën CARITAS Kosova.
“Sot, pata nderin të pres në takim dhe t’i ndajë Medaljen “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, Don Viktor Sopit, për të shprehur mirënjohjen time dhe të Qeverisë së vendit për veprën fisnike të tij dhe organizatës CARITAS Kosova, që ai e drejton. CARITAS Kosova, si organizatë plotësuese e sistemit tonë të mbrojtjes sociale, përpos që ndër vite ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm humanitar në ndihmë dhe përkrahje qytetarëve në nevojë, duke fuqizuar lidhjet tona me Perëndimin, ka ndikuar në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të gjenezës sonë kombëtare”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...