Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar se baza e të gjithë arritjeve është lufta çlirimtare e UÇK-së.
Haradinaj përmes një postimi në facebook ka shkruar se për këtë të gjithë jemi krenar, shkruan arbresh.info.
Ai ka shtuar gjithashtu se tani mbetet të punohet shumë që Ushtria të bëhet pjesë e NATO-së.
“Ushtria e Kosovës sot, kur jemi shtet i pavarur dhe sovran, është padyshim kulmimi i sakrificës sonë shumëvjeçare për liri. Baza e gjithë arritjeve tona është lufta çlirimtare e UÇK-së, për të cilën të gjithë jemi krenarë! Tash, na mbetet që të punojmë shumë që Ushtrinë e Kosovës ta bëjmë pjesë të NATO-s, që është aspiratë e popullit të Kosovës”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Kurti: Po synojmë të jemi të suksesshëm në konstituimin e Ku...
“Liria ka emër” merr përkrahjen edhe nga presidentja Osmani
Berisha: Do të votojmë për kryetarin e Kuvendit dhe presim t...
Nis seanca konstituive e Kuvendit
Pacolli sqarohet për kredinë e garantuar për Naim Murselin, ...
MABCO: Hapja e aeroportit të Vlorës në rrezik