Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka uruar përmes Facebook-ut mirëseardhje, zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, njofton Klan Kosova.
“Vizita e Zëvendëspresidentit Amerikan, Joe Biden, në Kosovë, është një ngjarje e jashtëzakonshme, jo vetëm se kjo është një vizitë e një niveli shumë të lartë, por sepse është një vizitë e një njeriu që ka bërë shumë për paqen në Kosovë dhe në Ballkan”, ka shkruar Haradinaj.
“E konsiderojmë një nder të madh që i bëhet Kosovës, dhe për më tepër një obligim për gjithë ne, që të ruajmë miqësinë e përhershme, mirënjohjen dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e pa...
Ndalohet për 48 orë një person pas vdekjes së punëtorit në v...
Pamjet e 50-vjeçarit me armën lodër, intervistohet i dyshuar...
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime