Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në një intervistë për Telegrafin ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës lidhur me qasjen ndaj temave nacionale në vend.
Ai në intervistën për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu duke folur për qasjen e LDK-së karshi dialogut me Serbinë tha se LDK e ka kthyer Parlamentin në një lloj arene për kandidaturat e tyre se kush do të jetë kryetar i ardhshëm i partisë.
Sipas tij, konfuzioni i LDK-së ka shkuar aq larg sa ka votuar kundër fondeve të IPA-së.
“Duhet t’i ndajmë temat. Janë disa tema që janë nacionale dhe ato që janë gara në parti”, u shpreh Haradinaj, duke shtuar se këto dyja nuk guxojnë të ngatërrohen.
“Konfuzioni i LDK-së shkoi deri në atë situatë që nuk votojë për fondet e IPA-s. Paret që BE-së i jep falë për vendet që aspirojnë e BE-në. LDK votoi kundër pareve që i jepen falë Kosovës”, tha Haradinaj.
Ai tha se kjo flet për konfuzionin që është krijuar në LDK dhe për paqartësinë e tyre karshi proceseve të vendit.
Sipas tij, deri tani nuk janë bërë kalkulime kaq të imta politike e në dëm të qytetarëve. /Telegrafi/
“Gjak kudo”, iraniani që iku nga vendi tregon për shtypjen b...
Quni distancohet nga manipulimi i votave: Rritja e votave në...
Endri befason me deklaratën, kënga dedikuar Benitës ka të bë...
Nxënësit e jashtëzakonshëm të Kosovës kthehen me 30 medalje ...
Rama: Shqipëria nuk do të paguajë 1 miliard euro për Bordin ...
PDK: Vota e qytetarëve është e shenjtë, çdo cenim i saj ësht...