Përmes një statusi në Facebook, ai thënë se Kushtetuta e Kaçanikut, kishte për qëllim të na bënte shtëpi.
Postimi i plotë i tij:
Duke shprehur mirënjohje të përjetshme për deputetët e 7 shtatorit 1990, kujtojmë sot aktin themeltar të shtetit, Kushtetutën e Kaçanikut, nga më të avancuarat në rajon për rrethanat kohore.
Duke kujtuar, kohërat e vështira të okupimit, rrugën e vështirë deri te liria, nderojmë sakrificën e secilit që dha mundin, gjakun dhe jetën, që ne të kemi shtet dhe kushtetutë.
Duke respektuar përpjekjet shekullore për liri, frymën e Kushtetutës së Kaçanikut, është obligim i joni që t’i ruajmë si gjërat më të shenjta, lirinë, demokracinë dhe institucionet demokratike.
Ruajtja e rendit kushtetues demokratik, bëhet së pari duke respektuar vlerën e jetës njerëzore, në përballjen tonë me sfidën e shekullit.
Kushtetuta e Kaçanikut, kishte për qëllim të na bënte shtëpi. E sot shtëpia jonë e përbashkët, Republika e Kosovës, duhet të jetë vatër e ngrohtë për secilin, që ofron mundësi për jetë, punë e ardhmëri.

Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...